LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi në veri nis më 1 tetor

Regjistrimi në veri nis më 1 tetor

Qeveria ka shprehur synimin që në gjysmën e parë të tetorit ta zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në katër komunat e veriut të banuar me serbë, e që ende ia kontestojnë shtetësinë Kosovës.

Procesi nuk do të zhvillohet konform dy ligjeve bazike për regjistrimin, por me ligj të veçantë, shkruan sot Koha Ditore.


Me kërkesë të Bashkimit Evropian, Qeveria e ka aprovuar të premten Projektligjin që për qëllim ka regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në komunat Leposaviq, Zubin- Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Këto janë të vetmet komuna që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, të zhvilluar në vitin 2011. Dhe, sipas memorandumit shpjegues të Projektligjit, për një proces të këtillë, paraprakisht është biseduar në Bruksel dhe BE-ja do të jetë ajo që do të heqë koston financiare.