LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet ankesa e Partisë Socialiste të Serbisë, Shaip Kamberi mbetet deputet – reagon Ivica Daçiq

Refuzohet ankesa e Partisë Socialiste të Serbisë, Shaip Kamberi mbetet deputet – reagon Ivica Daçiq

Në mungesë të ndonjë dëshmie ligjore nga Partia Socialiste e Serbisë për pretendimet e tyre për parregullsi në zgjedhjet në Tërnovc të Madh, komuna e Bujanocit, pas zgjedhjeve të 3 prillit, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit sot vendosi të refuzojë ankesën e socialistëve.

Dhe për këtë, Shaip Kamberi, kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka thënë se shpreson që “ankuesit do ta kuptojnë situatën, se nuk ka pasur parregullsi dhe nuk do ta vonojnë të gjithë procesin”, përcjell Telegrafi.


Sipas rezultateve të zgjedhjeve të përsëritura në Tërnovc të Madh, ai koalicion i shqiptarëve duhet të ketë një mandat në Kuvendin e Serbisë, gjë që do të shkaktonte humbjen e një mandati nga Partia Socialiste e Serbisë.

​Shaip Kamberi pas rizgjedhjes deputet: Faleminderit pafund, bashkë ia dolëm
Lexo po ashtu ​Shaip Kamberi pas rizgjedhjes deputet: Faleminderit pafund, bashkë ia dolëm

“Epo, është e qartë se socialistët po humbasin një mandat për këtë, dhe shpresoj që zvarritja e tyre të mos jetë e motivuar etnikisht. Mbi 13.000 votat që mori lista jonë është një tregues i qartë se shqiptarët duan integrim. Anulimi eventual i zgjedhjeve do të jetë sinjal për ne se ka forca në Serbi që i shqetëson kjo”, ka thënë Shaip Kamberi, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave në Serbi, KKZ-ja në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar votoi me rezultat tetë me pesë kundër ankesës së socialistëve.

Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hapi rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve më 3 prill dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë, edhe pse SPS-ja ka të drejtë ankese në Komisionin Zgjedhor të Serbisë brenda 72 orëve.

Dhe lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Po, do të ankohemi për vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Bujanocit, i cili na e ka refuzuar kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnovc të Madh për shkak të parregullsive zgjedhore”, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori