LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët afganë do të shpërndahen në disa qytete të Maqedonisë

Refugjatët afganë do të shpërndahen në disa qytete të Maqedonisë

Trazirat në aeroportin e Kabulit, sipas Qeverisë tonë nuk i kanë ndryshuar planet që në fundjavë të mbërrijë kontigjenti i parë me refugjatë nga Afganistani, por pothuajse asgjë nuk është gati për pritjen e tyre. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se akomodimi do të bëhet nëpër disa hotele me të cilat po bisedojnë organizatat ndërkombëtare me të cilat kanë bashkëpunuar afganët në fjalë, por se cilat janë ato hotele apo ku ndodhen, nuk ka informacion.

Edhe pse thuhet se qëndrimi i refugjatëve afganë do të jetë i përkohshëm, nga qeveria thonë se statusi i tyre do të rregullohet përmes ligjit për të huaj, që do të thotë se qëndrimi i tyre do të jetë më shumë se tre muaj. Detaje konkrete s’ka për planin e risocializimit, për arsimimin e fëmijëve dhe as sigurimin shëndetësorë.


“Statusi i personave që pritet të arrijnë nga Afganistani në vendin tonë do të jetë në përputhje me dispozitat e ligjit për të huaj. Institucionet përkatëse janë duke shqyrtuar mundësitë e risocializimit të këtyre personave, kjo do të përfundojë ditëve në vijim. Për momentin jemi të fokusuar në pritjen dhe vendosjen e tyre të hotelet përkatëse. 03:05 Çështja e arsimimit të fëmijëve, çështja e punësimit dhe çështja e sigurimit shëndetësorë do të shqyrtohen dhe rregullohen në ditët në vazhdim duke respektuar dispozitat ligjore në vend.”- deklaroi Muhamed Hoxha- zëdhënës i Qeverisë.

Refugjatët afganë që do të mbërrijnë në vend do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe të gjithëve do t’u ofrohet vaksinim falas kundër COVID-19.

“Të gjithë personave që do të arrijnë nga Afganistani do t’u ofrohet vaksinim falas dhe do t’u bëhet edhe kontroll shëndetësorë falas. Nëse ata do të jenë dakord do të vaksinohen të gjithë që arrijnë në vendin tonë. Paraprakisht duke respektuar të gjitha rekomandimet, masat që janë në fuqi kundër virusit COVID-19, pra ata do të qëndrojnë edhe në karantinë disaditore.”- deklaroi Muhamed Hoxha- zëdhënës i Qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë verifikimet e nevojshme. Ndërsa për sjelljen e 450 personave do të realizohen disa fluturime. Nuk hidhet poshtë mundësia që ky numër të rritet në ditët në vazhdim./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori