Nevoja për reforma zgjedhore në Kosovë është reale, thonë ekspertët. Sipas tyre, subjektet politike duhet të ndjekin shembuj të shteteve që kanë shkallë më të lartë të demokracisë, para se t’u përvishen reformave.
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se reformat zgjedhore, janë të nevojshme ndryshimet në legjislacion, sistemin zgjedhor dhe në vet procesin zgjedhor.
“Do të duhej patjetër që Kosova të ketë kod, ku do të përfshihej materia ligjore, pra dispozitat e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, atij për zgjedhjet lokale dhe rregullat e Komisionit Qendror Zgjedhor që janë të shumta dhe të ndryshme”.
“Do të duhej që e tërë materia zgjedhore të kodifikohet dhe të futet në një kod zgjedhor dhe kjo kërkon një reformë të thellë që kërkon edhe kohë”, thotë Baraliu.
Tutje, Baraliu nënvizon se nisma që ka ndërmarrë kohët e fundit presidenti Hashim Thaçi për reforma, është pozitive, por, shton ai, aty do të duhej të përfshiheshin edhe opozita dhe të gjitha subjektet tjera relevante, në mënyrë që reforma të dal më pas si rezultat i diskutimeve dhe analizave të tërësishme.
Ndërkaq analisti politik, Arben Qirezi, thotë se modifikimet në legjislacionin aktual të zgjedhjeve do të duhej të bëheshin para zgjedhjeve të ardhshme, nëse ka pajtim politik.
Por, një reformë e thellë, sipas tij, do të marrë më shumë kohë për t’u zbatuar.
Edhe Qirezi, beson se reforma mund të bëhet vetëm nëse ka një përfshirje të gjithë akterëve.
“Zgjedhjet janë pika ku gjithmonë duhet të ketë konsensus politik. Do të thotë, reformat zgjedhore po që se bëhen me shumicë parlamentare (pa konsensus të gjithë spektrit), atëherë ato do të mund të ndjellin pakënaqësi të mëdha dhe do të mund të shkaktojnë krizë politike, bojkote parlamentare e të ngjashme”, thotë Qirezi.
Kurse, analisti tjetër Blerim Burjani, thotë se përveç reformave ligjore, ka nevojë edhe për depolitizimin e organeve gjegjëse, përkatësisht të këshillave të vendvotimeve, të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa në aspektin përmbajtësor, Burjani mendon se reformat duhet të prekin në sistemin zgjedhor, në rritjen e pragut zgjedhor dhe në kalimin nga një zonë zgjedhore në 6 apo 7 zona.
Për diskutim, vijon ai, do të mbetet edhe fati i hapjes apo mbylljes së listave zgjedhore.
“Mund të praktikohet sistemi gjysmë-mazhoritar i cili do të ndihmonte në qeverisjen e drejtë të atyre që do ta marrin pushtetin”.
“Po ashtu do të reduktohej apo zvogëlohej edhe numri i partive në Parlament kur të bëhet rritja e pragut zgjedhor, sepse me këtë prag, prej 5 për qind, ne po prodhojmë vetëm interesa partiake, por nuk po e lëmë shtetin të zhvillohet konform ekonomisë së tregut”, thekson Burjani.
Nisur nga fakti që politika është shndërruar në mundësi për poste e “grabitje tenderësh”, Burjani thekson po ashtu se sot “qytetari më shumë po mendon si të hyjë në parti politike sesa si të nis një biznes”.
Reforma zgjedhore është aktualizuar muajin e fundit përmes disa tryezave të thirrura nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto tryeza po bojkotohen nga opozita.
Thaçi ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor do të funksionalizohen dy nëngrupe. Ai për amandamentimet Kushtetuese dhe nëngrupi për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.
Ndër propozimet e para që Thaçi i ka bërë gjatë këtyre takimeve ishin ndryshimet Kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së presidentit përmes votës së popullit dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve, përkatësisht që Kuvendi në të ardhmen të mos i ketë 120, por 100 ulëse. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi