LAJMI I FUNDIT:

Reflektim mbi vetëvrasjen!

Reflektim mbi vetëvrasjen!

Jeta Rexha

Vetëvrasja si akt i mohimit dhe mospajtimit me gjendjen ekzistuese; vetëvrasja si protestë ndaj gjendjes ekzistuese; vetëvrasjet si akt dëshmie ndaj një përkushtueshmërie të caktuar; vetëvrasjet si akt i shprehjes së pamundësisë për arritjen e objektivave të caktuara… janë akte të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë.


Si dukuri mjaft e dhembshme dhe e shfaqur së tepërmi në Kosovën e pasluftës, është edhe vetëvrasja, e cila çdo ditë e më tepër merr jetë të atyre që nuk gjetën rehatinë shpirtërore, kënaqësinë e kësaj jete, përkrahjen familjare dhe shoqërore, duke mos pasur fuqi të përballojnë sfidat jetësore të këtij tranzicioni të egër.

Vetëvrasjet janë pasqyra e zhvillimit social dhe ekonomik të popullit dhe shtetit. Arsyet shpesh janë të vështira të përcaktohen. Nga shtysat madhore më të shpeshta janë: dëshpërimi, humbja e shpresës, papunësia, gjendja ekonomike etj.

Sipas këndvështrimit sociologjik vlerësohet se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten janë të shumta. Shkalla e vetëvrasjeve në vend është një nga treguesit e gjendjes së kualitetit të institucioneve të vendit, të punës së tyre, si dhe kujdesi i dobët institucional për të rinjtë dhe nevojat e tyre.

Sipas këndvështrimit psikologjik, arsyet e vetëvrasjes janë çrregullimet e spektrit mendor dhe emocional siç mund të jetë depresioni.

“Jeta është e këndshme. Vdekja është e qetë. Vetëm tranzicioni është pak i mundimshëm”.

Është fakt i pamohueshëm tashmë që në dekadën e tranzicionit për shkak të një vakumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve ekonomike, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë kosovare e cila po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme.

Ashtu siç mund të priten në këtë periudhë tranzioni, problemet e shëndetit mendor kanë dalë dukshëm në pah. Ky është një faktor madhor që e shtyn një individ për të bërë vetëvrasje. Çrregullimet mendore dhe emocionale janë pjesë e realitetit të përditshëm e megjithatë kjo sferë e sëmundjeve mbetet më pak e njohur dhe e pranuar, por më e stigmatizuar nga shoqëria. Në Kosovë informacioni në lidhje me shëndetin mendor është mjaft i copëzuar dhe i paplotë.

Listës së shkaqeve të vetëvrasjes në vendin tonë i shtohet edhe një: kriza ekonomike e rëndë e cila ndikon në gjendjen psikologjike të njeriut. Kjo pasqyron haptas dhe mënyrën e funksionimit të objektivave të politikës ku Kosova paraprin me nivelin e lartë të papunësisë në Evropë. Është fakt se një njeri më së shumti detyrohet t’i jap fund jetës atëherë kur vendi dhe shoqëria nuk i ofrojnë asnjë rrugëzgjidhje dhe shpresë tjetër për të arritur qëllimet dhe ëndrrat e jetës së tij – pikërisht tek humbja e shpresës dhe paaftësia e klasës politike kosovare për të ofruar alternativa serioze dhe të shpejta në këtë situatë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm tek fenomeni i vetëvrasjes janë edhe shkaqet sociale. Shumë njerëz nga vështirësitë e jetës së përditshme, standardi i ulët jetësor, bëhen pesimist, jetën e kanë të pakuptimtë bile edhe të pashpresë. Dhe, në këtë gjendje psikologjike të stresuar dhe të skajshme ata e shohin zgjidhjen e vetme duke u vetëflijuar. Jeta e re moderne po ka kërkesa të shumta të cilat një njeri i rëndomtë shumë vështirë t’i arrijë, prandaj edhe krijohet ndjenja e disfatës dhe mos dëshira për të luftuar më tutje.

Një ndër pasojat negative të dukurisë së vetëvrasjes, përveç humbjes së një qenie njerëzore është edhe ndikimi në shoqëri. Shembulli që i jepet rinisë si një mënyrë e lehtë për zgjidhjen e problemeve përbën një rrezik shumë të madh. Gjithashtu duhet përmendur edhe pasojat negative tek të afërmit e viktimës që mund të çojë në drama të tjera shpirtërore.

Si mund të parandalohet një dukuri kaq makabre?

Vetëvrasjet mund të reduktohen ndjeshëm me anë të zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të tij. Në Kosovë nuk ka struktura shtetërore e as joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjes.

Sikur të ekzistonin këto struktura atëherë detyra e tyre është të bënin identifikimin e personave me tendencë vetëvrasëse, duhet ofruar ndihmë psikologjike dhe sociale si dhe të përmirësohen kushtet ekonomike.

Krijimi i ambienteve të mira të jetesës dhe punës mund të ndihmojë në rritjen e vetëvlerësimit tek individi, harmoninë brenda shoqërisë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira shoqërore gjë që i mundëson individit që të përballojë më mirë situatat dhe ngjarjet stresuese.

Nga ana tjetër, zbutja e problemeve, si papunësia dhe varfëria kanë ndikim të ndjeshëm në reduktimin e problemeve të shëndetit mendor.

Jo pa rëndësi qëndrojnë edhe objektivat e politikës që duhet të ndiqet, si: krijimi i kushteve të punës dhe jetesës që garantojnë një shëndet mendor më të mirë, plotësimi i nevojave të të rinjve të cilat janë veçanërisht të predispozuar për çrregullime mendore, thyerja e tabuve në lidhje me problemet e shëndetit mendor në mënyrë që njerëzit të mos heqin dorë nga kërkimi i ndihmës dhe mjekimit, futja e shërbimit të psikologut dhe asistentit social nëpër institucione etj.

Për shtetin e Kosovës fenomeni i vetëvrasjes të mos jetë një zgjedhje përfundimtare, por le të jetë një zgjidhje përfundimtare.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori