LAJMI I FUNDIT:

Referendumi supozohet të vendos nëse Puerto Riko do të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara

Referendumi supozohet të vendos nëse Puerto Riko do të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara

Portorikanët janë një hap më afër një referendumi nëse ishulli duhet të bëhet një shtet federal i SHBA-së, një shtet i pavarur apo të ketë një lloj tjetër qeverisje, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi sot një projektligj për zgjidhjen e çështjes.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi Aktin e Statusit të Puerto Rikos të mërkurën, duke hapur rrugën për një votim të Dhomës së Përfaqësuesve, transmeton Telegrafi.


Ligji përcakton kushtet për plebishitin si dhe tre statuse të mundshme vetëqeverisëse; pavarësia, shtetësia e plotë e SHBA-së ose sovraniteti me lidhje të lirë me Shtetet e Bashkuara.

Një sistem i tillë është në fuqi në Mikronezi, Palau dhe Ishujt Marshall. Porto Riko, që ka rreth 3.3 milionë banorë dhe një shkallë të lartë varfërie, u bë një territor amerikan në 1898.

Aktivistët kanë shtyrë përpara agjendën e një vetëvendosje më të madhe, duke përfshirë shtetësinë, për dekada të tëra. Gjashtë referendume janë mbajtur për këtë temë që nga vitet e 60-ta, por ato nuk ishin detyruese. Vetëm Kongresi mund të japë shtetësi.

“Pas 124 vitesh kolonializëm, portorikanët meritojnë një proces të drejtë, transparent dhe demokratik për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit”, tha në Twitter, Nydia Velazquez nga radhët e demokratëve.

Qytetarët e ishullit të Karaibeve janë amerikanë, por nuk kanë të drejtë të votojnë në Kongres, nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale, nuk paguajnë tatim federal mbi të ardhurat e fituara në ishull, dhe nuk kanë të njëjtat kushte për disa programe federale si qytetarë të tjerë amerikanë.

Nëse projektligji kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, do t’i nevojiten 60 vota në Senat dhe nënshkrimi i presidentit Joe Biden për t’u bërë ligj. Projektligji ka mbështetjen e ligjvënësve nga të dyja partitë dhe zyrtarëve të Porto Rikos.

Koha po mbaron pasi ligjvënësit kanë një agjendë të plotë përpara pushimeve të tyre në fund të javës së ardhshme. Kongresi i ri me një Dhomë të kontrolluar nga republikanët do të bëjë betimin më 3 janar, kur ky dhe çdo proces tjetër legjislativ do të duhet të fillojë nga e para. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori