LAJMI I FUNDIT:

Referendumi i Serbisë në Kosovë, opozita në heshtje

Referendumi i Serbisë në Kosovë, opozita në heshtje

Çështja e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë në Kosovë ka nxitur reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar në vend dhe në Bashkimin Evropian.

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës e cila ka thënë se janë kundër organizimit të referendumit brenda territorit të Kosovës, duke dhënë dy mundësi si qytetarët serbë të Kosovës mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.


Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”.

Për dallim nga Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, deri tash nuk ka asnjë reagim nga ana e liderëve të partive politike opozitare.

Telegrafi ka pyetur partitë politike në opozitë, PDK-në, LDK-në e AAK-në, por asnjëra nga to nuk ka kthyer përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit.

Asnjëri nga shefat e Grupe Parlamentare nuk janë deklaruar në lidhje me këtë referendum, në pyetjet e dërguara, kurse zëdhënësit e partive nuk e kanë hapur telefonin.

Në lidhje me këtë temë, presioni po shtohet vazhdimisht, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti sot do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Telegrafi mëson se takimi do të zhvillohet në ora 12:00.

QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë
Lexo po ashtu QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç merr vesh Telegrafi, temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori