LAJMI I FUNDIT:

Referendumi për pavarësi të Katalonisë mbahet vitin e ardhshëm

Referendumi për pavarësi të Katalonisë mbahet vitin e ardhshëm

Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha sot se vitin e ardhshëm mund të mbahet referendumi për pavarësinë e krahinës verilindore spanjolle.

Ai bëri të ditur se referendumi do të mbahet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese spanjolle.


Udhëheqësit nacionalistë të Katalonisë, ka kohë që kërkojë mbështetjen e Qeverisë spanjolle për mbajtjen e një referendumi për pavarësi, por Madridi zyrtar e ka kundërshtuar një kërkesë të tillë në vazhdimësi.

Qeveria spanjolle dhe Gjykata Kushtetuese duket se nuk do të mund ta ndalin dëshirën e qytetarëve të kësaj krahine për pavarësi, transmeton KosovaPress.