LAJMI I FUNDIT:

Referendumi kurd, Erdogan kërcënon me uri

Referendumi kurd, Erdogan kërcënon me uri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën.

“Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior”, tha Erdogan.

Erdogan akuzoi shefin e qeverisë rajonale të Kurdistanit për tradhti, pasi lejoi mbajtjen e votimit, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare.

“Masoud Barzani duhet të heqë dorë tani nga kjo aventurë”, tha ai.

Më herët, Erdogan kishte kërcënuar se do të ndërpriste një naftësjellës të rëndësishëm për kurdët dhe do të ndalonte kamionët që kalojnë kufirin turk.

Turqia druan se, një shtet i pavarur kurd në kufirin e saj mund të ndezë ndjenjat separatiste edhe mes minoritetit të saj kurd. Rezultatet e referendumit nuk janë bërë ende të ditura, por pritet një fitore e votës “po”.

Rreth 72 përqind e 5.2 milionë zgjedhësve votuan në referendum në zonat e kontrolluara nga kurdët.

Udhëheqësit kurdë thanë se referendumi nuk do të çojë automatikisht në shpalljen e pavarësisë, por do t’u japë atyre një mandat për të nisur negociatat për ndarjen nga qeveria qendrore e Bagdadit. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të tilla, duke thënë se nuk do të diskutonte për rezultatet e një referendumi antikushtetues.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori