LAJMI I FUNDIT:

Reeker: Është e domosdoshme të ruhet pavarësia e PSP-së

Reeker: Është e domosdoshme të ruhet pavarësia e PSP-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Përveç pjesëmarrjes në mbledhje, Dimitrov do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë. Në ditën e parë të vizitës, Dimitrov ka realizuar takim me ndihmës sekretarin shtetëror Philip Reeker, si dhe kongresmenin Brendan Boyl, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me padurim ju presim në NATO. Reformat, sidomos në lidhje me Prokurorinë Speciale janë të domosdoshme dhe urgjente që të ruhet pavarësia e saj në kuadër të Prokurorisë Themelore dhe kapacitetin e saj, në interes të drejtësisë dhe përgjegjësisë për korrupsionin”, tha Reeker në takim me Dimitrovin.

Siç njoftojnë nga MPJ, kongresmeni Boyl në takim ka thënë se Marrëveshja e Prespës është një shembull për tejkalimin e situatave konflikte, jo vetëm në rajonin tonë por edhe më gjerë.

Ndryshe, sot ministri Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas ngjarjes së shënimit të 70 vjetorit të formimit të NATO-s, Dimitrov do të realizojë takim edhe me sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeo./Telegrafi/