LAJMI I FUNDIT:

Reduktohet prania e Njësisë Speciale në Banjskë, ulet niveli i rrezikshmërisë

Reduktohet prania e Njësisë Speciale në Banjskë, ulet niveli i rrezikshmërisë

Në Banjskë të Zveçanit ka pasur lëvizje të njësiteve policore.

Derisa Njesia Speciale është reduktuar në numër, atje kanë shkuar Njesiti Për Ndërhyrje të Shpejtë.


Zëvendëskomandanti i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka thënë se këto ndryshime kanë ndodhur për shkak të uljes së nivelit të rrezikshmërisë në atë vend.

“Kjo është bërë për shkak të nivelit më të ulët të rrezikshmërisë, pasi ka zbritur niveli i rrezikshmërisë dhe është i vogël. Po ashtu, është kontrolluar pothuajse e gjithë ajo zonë që të mos rrezik për mjete shpërthyese”, tha Elshani për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se jeta në atë zonë qetë po i kthehet normalitetit.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë thirrje Serbisë nga Kievi: Tërhiqni trupat nga kufiri me Kosovën
Lexo po ashtu Ministrja e Jashtme e Gjermanisë thirrje Serbisë nga Kievi: Tërhiqni trupat nga kufiri me Kosovën

“Sot për herë të parë i kemi thirrur edhe zjarrfikësit për të pastruar rrugët dhe zonën, dhe jeta dalëngadalë është duke iu kthyer normalitetit”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë në Banjskë të dielën e 24 shtatorit si pasojë e një sulmi terrorist ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Më pas Policia e Kosovës kishte neutralizuar së paku tre terroristë derisa disa të tjerë ishin arrestuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori