Çështja e parimit të reciprocifetit midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi, përkatësisht në Luginën e Preshevës, është bërë pjesë e diskursit politik të shqiptarëve, por edhe është deklaruar si parim dhe kërkesë politike e të gjitha partive politike të Luginës. Gjithashtu, edhe Kuvendi i Kosovës në Rezolutën e miratuar më 6 qershor 2013 ka përcaktuar parimin e reciprocitetit, d.m.th. ato të drejta që u sigurohen serbëve të Kosovës, t’u sigurohen edhe shqiptarëve të Luginës
Megjithatë, kjo Rezolutë ka mbetur vetëm një deklarim në letër dhe akoma nuk ka filluar realizimi i saj në asnjë pikë. Kurse, shqiptarët e Luginës nuk ishin pjesë e dialogut të Brukselit, midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiq, me ndërmjetësimin e znj. Catherine Ashton, pra aty ku vendoset fati i statusit politik të serbëve të Kosovës.
Mungon gatishmëria e BE-së, por edhe e Qeverisë së Kosovës për t’i mbështetur shqiptarët e Luginës. Ky fakt është kuptuar me kohë nga shqiptarët e kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, e cila ka mbetur e trishtuar dhe e pashpresë, duke u shpërngulur masovikisht dhe duke i lënë shkretë pronat dhe pasurinë e paluajtshme, si dhe vatrat e tyre stërgjyshore.
Boshatisja e trojeve të tyre është realitet i dhimbshëm që është duke ndodhur para syve tanë dhe botës "demokratike". Prandaj, tani serbët e Bujanocit kërkojnë regjistrimin e shqiptarëve të Luginës me qëllim që të evidentohet edhe zyrtarisht zbrazja e këtyre trojeve nga shqiptarët.
Formimi i Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë dhe zyrtarizimi eventual i tij me deklarimin e Asociacionit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si "autonome", ngjashëm me atë të serbëve të veriut të Kosovës, vështirë se do të realizohet, e aq më pak të funksiononte. Sepse, për këtë nuk ka mbështetje nga Qeveria e Kosovës, as e Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar.
Mbetet bindja se Plani sekret i Qeverisë së Serbisë, i miratuar në vitin 2002, po realizohet pa u penguar fare nga askush. Ndërsa, e kemi të vështirë ta kuptojmë "entuziazmin" e Qeverisë së Kosovës për ta ndihmuar Serbinë për ta marrë ftesën për anëtarësim në BE, pa e kushtëzuar fare me ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës.
Neglizhenca dhe mosinteresimi i Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës e ka bërë të veten. Në vend që t’i ndihmojë ata, ashtu si bën Serbia me serbët e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën kufitare prej 20 eurosh në javë, ose 1042 euro në vit, për një veturë. Dhe, jo vetëm kaq: për studentët shqiptarë të Luginës, Qeveria e Kosovës ka vendosur kuota (kufizime) diskriminuese ndaj tyre, duke e limituar dhe kufizuar të drejtën e tyre të lirë për t’u regjistruar të papenguar në cilindo fakultet që dëshirojnë të regjistrohen, ashtu si moshatarët e tyre kosovarë!
Mjerisht, si rezultat i rrethanave të përmendura, shqiptarët e Luginës së Preshevës i ka mbërthyer një zhgënjim dhe situatë e pashpresë, nga ndjenja se janë lënë anash dhe në mëshirën e fatit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre