LAJMI I FUNDIT:

Reçica merr mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Reçica merr mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi disa takime të rëndësishme.

Ministri u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit. I shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ministri Reçica u takua me Paul Pfeuffer nga Zyra për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore.


Sipas një komunikate të MPMS-së, në takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos rreth papunësisë dhe shërbimeve familjare dhe sociale, transmeton Telegrafi.

“Në takim u diskutuan dhe u vlerësuan veprimet rreth reformave të ndërmarra nga MPMS, përmbylljes së infrastrukturës ligjore dhe fillimit të zbatimit të tyre, si dhe përmbushjes së obligimeve të MSA-së. Gjithashtu mes bashkëbiseduesve u fol edhe për zhvillimet politike në Kosovë. Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Reçica zhvilloi edhe një takim me Kevin Ëillcutts nga Departamenti Shtetëror i Punës”.

“Temë diskutimi ishte puna e rëndë te fëmijët, posaçërisht format e këqija të punëve të fëmijëve, meqë rast ministri tregoi rreth sfidave më të cilat Kosova përballet në këto fusha. Nga Departamenti Shtetëror i Punës u zotuan për të mbështetur Kosovën nëpërmjet formave të bashkëpunimit si, trajnime për Inspektoratin e Punës, për Qendrat për Punë Sociale, policinë dhe organet tjera, me qëllim të parandalimit por edhe të trajtimit të duhur të punëve të rënda tek fëmijët si dhe ato rreth trafikimit”, thuhet në komunikatën e ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori