LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Ligji i ri i Punës do t’i trajtojë edhe lehonat e papuna

Reçica: Ligji i ri i Punës do t’i trajtojë edhe lehonat e papuna

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se çështja e grave në punë gjatë lehonisë është hequr nga Ligji i Punës për t’u bërë një ligj tjetër i ri që avancon të drejtat e tyre.

Ai tha se në këtë drejtim janë vonuar në miratimin e ligjit të ri në Qeveri.


“Pse e kemi nxjerrë është sepse për herë të parë në historinë e legjislacionit të Kosovës kemi propozuar projektligj të ri për lehonat për arsye të veçantë. Ne kemi dashur t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna sepse Ligji i Punës trajton dhe nëse ne dëshirojmë ta trajtojmë pushimin e leheonisë dhe nuk e fusim në agjendë t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna”.

“Sipas statistikave i kemi 20 mijë lindje të lehonave të papuna në vitin e kaluar dhe kemi tre apo katër mijë të atyre që punojnë. Realisht kemi nxjerrë ligj të veçantë që përfshihen edhe lehonat e papuna që të mbështeten financiarisht në gjashtë mujorin e parë pas lindjes”.

“Pushimi i lehonisë trajtohet me ligj të veçantë dhe jemi të vetëdijshëm që jemi vonuar sepse akoma nuk është miratuar në Qeveri projektligji”, ka thënë Reçica.

Ndërkaq, Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FFES) tha se heqja e lehonave nga Ligji i Punës mund të keqkuptohet nga bizneset dhe të mos i paguajnë ato.

“Çështja e heqjes së nenit për lehonat nga Ligji i Punës është shqetësuese. Ne si shoqëri civile shumë herë kemi kërkuar që barrën e grave që janë në procesi të punës dhe ndërkohë lindin duhet ta marrë shteti dhe të lirojë bizneset (ata paguajnë në një mënyrë tjetër)”.

“Qëllimi jonë ka qenë me e pamundësuar pengesën e punësimin të grave, përjashtimin e tyre nga tregu i punës për shkak se bizneset më parë i nxjerrin nga puna se t’ia paguajnë atë”.

Luzha në Info Magazine të Klan Kosovës shprehu shqetësimin e saj për statutin e punëtorëve dhe theksoi nevojën për ndryshimin e Ligjit të Punës.

“Një person duhet të jetë i arsimuar që të mund të punësohet diku, por në secilën punë që e bën duhet ta ketë mbrojtjen për veten apo për familjen”.

“Nuk po ka zgjidhje të qëndrueshme që njëherë e përgjithmonë e rregullon statutin e punëtorit. Ne kemi bërë thirrje si shoqëri, por kjo nuk po funksionon. Ka pasur keqkuptime tek Ligji i Punës. Ka pasur nevojë për t’u ndryshuar ligji për kontratat, aty ka dallime të ndryshme. Po ashtu ka pasur shqetësime që me këtë ligj mos ju pamundësohet personave që nuk kanë punuar, me e marrë pensionin bazik që po e marrin tash”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori