LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Aftësimi profesional, çelës për zbutjen e papunësisë

Reçica: Aftësimi profesional, çelës për zbutjen e papunësisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot mori pjesë në prezantimin e Barometrit të Tregut të Punës në Kosovë, ndërsa tha se aftësimi profesional është çelës për zbutjen e papunësisë.

Reçica më tej theksoi se pandemia e ka vënë në vështirësi tregun e punës dhe punësimin në Kosovë.


“Është fakt që, pandemia e ka venë në vështirësi tregun e punës dhe punësimin në Kosovë, mirëpo këtë situatë synojmë ta zbusim sado pak përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ndihmojë me mbështetje financiare një numër të madh të punonjësve të cilët kanë humbur vendin e punës, ku ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes pikës 3 të Planit për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi për objektiv subvencionimin në pagë të rreth 2,000 punonjësve dhe gjithashtu do të vazhdojmë me masa aktive të tregut të punës, si dhe trajnime dhe aftësime profesionale”, ka thënë Reçica.

Sipas tij, problemi kryesor i tregut të punës në Kosovë është mospërputhshmëria e aftësive profesionale me nevojat e fuqisë punëtore të kërkuara nga tregu i punës.

“Ne si MPMS/Agjenci e Punësimit kemi mbyllur disa herë vitin me kërkesën për të mbuluar mijëra vende pune, ndërkaq në regjistrin e punëkërkueseve kemi rreth 200,000 punëkërkues. Prandaj, si Qeveri e Kosovës ne duhet të koordinohemi të gjejmë zgjidhjen e papunësisë në Kosovë, fillimisht të trajtojmë numrin e punëkërkuesve të regjistruar me një plan të veçantë dhe pastaj të krijojmë politika të edukimit bazuar në nevojat e tregut të punës, gjithashtu të fuqizojmë shkollat e aftësimit profesional”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori