Futbollistja amerikane Naomi Girma (24) u bë futbollistja më e shtrenjtë në histori pasi u transferua nga San Diego Wave në Chelsea të Londrës.

Chelsea njoftoi nënshkrimin e Girma pa bërë të ditur tarifën e transferimit, por The Athletic dhe BBC ishin mes atyre që zbuluan se kampionët anglezë shpenzuan 1.1 milion euro për transferimin.


Shuma e mëparshme rekord për transferimin e një futbolliste ishte 900 mijë euro, të cilën Bay FC e pagoi në shkurt 2024 për ardhjen e 24-vjeçares Racheal Kundananji nga CFF e Madridit.

Girma u prezantua në fushë para tifozëve të Chelseat në prag të ndeshjes së së dielës kundër Arsenalit në Stamford Bridge, në fanellën e Bluve.

Girma bëri debutimin e saj për kombëtaren amerikane në vitin 2022. Ajo u shfaq në 44 ndeshje dhe ishte anëtare e ekipit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit. /Telegrafi/

telegrafi sport app