Real Madrid vazhdon të mbajë nën vëzhgim lojtarët më të mirë me prespektivë në futbollin evropian.

Agjentët e klubit spanjoll kanë vënë në shënjestër dhe po monitorojnë situatën e Phil Foden, 20-vjeçarit të Manchester City-t i cili nuk është se po luan rregullisht.


Sipas mediave angleze, futbollisti mendon se meriton më shumë hapësirë në fushë çka ka rritur interesimin e Real Madrid dhe nëse situata deri në fund të sezonit nuk ndryshon, atëherë mund të hapen perspektiva të reja për mesfushorin.

phil foden crampons masques nike 1 scaled 1

Foden ka kontratë deri në 2024 me Citizens dhe vlen të paktën 70 milionë euro, shumë që Reali mund t’a paguajë verën e ardhshme.

Lojtari vlerësohet shumë nga klubi i tij, por hapësirat e pakta kanë shtyrë atë të mendojë për largimin.

Gjithsesi për të interesim ka shfaqur prej kohësh edhe kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app