LAJMI I FUNDIT:

Reali nuk dorëzohet për Courtois, Chelsea e zëvendëson me Butland

Reali nuk dorëzohet për Courtois, Chelsea e zëvendëson me Butland
Courtois (Getty Images)

Thibaut Courtois vazhdon të jetë njëri nga portierët më të kërkuar në Evropë.

Portieri belg po pëlqehet shumë nga kampionët e Francës, Paris Saint Germain por edhe ata të Evropës, Real Madrid.

Madrilenët mbetën favoritët për ta transferuar belgun në Santiago Bernabeu.


Courtois ka shprehur gatishmërinë për tu rikthyer në La Liga dhe për t’iu bashkuar madrilenëve.

26-vjeçari ka qenë pjesë e rivalëve të Realit, Atletico Madrid për dy sezone si i huazuar nga Chelsea.

Reali po mendon të dërgojë një ofertë prej 70 milionë eurove për transferimin e Courtois në Madrid.

Jack Butland. (Getty Images)

Ndërkohë në Angli, mediat kanë raportuar se Chelsea është pajtuar me largimin e portierit.

Londinezët kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Courtois në Ligën Premier.

Fjala është për portierin e parë të Anglisë, Jack Butland.

Butland ka rënë nga Liga Premier me Stoke Cityn këtë edicion dhe ka shprehur dëshirën për tu larguar.

Chelsea ka gati 20 milionë euro për transferimin e reprezentuesit anglez në Londër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori