Reali ngec prapa (Video)
Ishte një gjysmë e parë e shkëlqyer dhe kjo falë lojës jo të mirë të mysafirëve në gjysmëfushën e vet. Los Blancos nuk dukeshin aq komodë, megjithëse ia dolën që të shënonin një gol.
Pas një harkimi të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë, Cristiano Ronaldo shënoi me kokë (33’). Mirëpo, në momentin e harkimit pati një dyshim për pozitë jashtë loje.
Menjëherë pas, portugezi nxori një penalti, pasi Weligton ndërhyri pa leje në zonë. Por, goditjen e 31-vjeçarit nga pika e bardhë e ndali portieri Kameni (36’).
Pas disa përpjekjeve për të realizuar, skuadra vendase ia doli që të shënonte në fraksionin e dytë. Falë një asistimi të Weligton, Raul Albentosa e barazoi rezultatin (67’).
Në minutat e mbetura, Mbretërit tentuan që ta fitonin ndeshjen, por nuk u treguan efektivë.
Pas javës së 25-të, Real Madridi ka 54 pikë dhe është nëntë pikë prapa liderit Barcelona. /Telegrafi/
















































