Reali do t’ua fitojë sërish zemrat tifozëve
Gjatë këtij sezoni, turma në Santiago Bernabeu i ka fishkëllyer lojtarët për shkak performancave jo të mira, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe në fitoren prej 10-2 kundër Rayo Vallecanos.
Të mërkurën, Los Blancos janë nikoqirë të Real Sociedadit, ndërsa në konferencën për shtyp, trajneri ka thënë se shpreson për një reagim pozitiv të tifozëve.
“Kam qenë i qartë për këtë çështje ditë më parë – duhet t’i motivojmë tifozët me një lojë të mirë. Kjo është e gjitha, duhet të luajmë mirë me qëndrimin e duhur dhe publiku do të na mbështesë”.
“Duhet ta nisim mirë ndeshjen ndaj Real Sociedadit, të shënojmë një gol të hershëm dhe kjo do të na i lehtësojë gjërat”, ka thënë Benitez.
Real Madridi është i treti në tabelë me dy pikë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
















































