Pas transferimit të De Geas që ka mbetur vetëm të zyrtarizohet, tash Real Madridi po e kërkon edhe top sulmuesin holandez.

Van Persie ka kohë që nuk është në formën ideale krejt kjo më shumë për shkak të trajnerit Louis Van Gaal, i cili është tejet kontravers me lojtarin.


Megjithatë, Goal mëson se Real Madridi ka filluar kontaktet edhe për sulmuesin holandez i cili për një shumë jo aq të madhe do të mund të kalonte në Bernabeu.

Real Madridi ka pasur probleme në sulm me konkretësinë sivjet, pasi i vetmi Ronaldo shënonte gola për madrilenët, kurse kur duheshin golat askush nuk gjendej pranë golit. /Telegrafi/

telegrafi sport app