Reali i bashkohet garës për Sanchon, ofron dy yje të skuadrës dhe para për anglezin

Real Madridi nuk do të mund ta transferojë objektivin e saj kryesor për afatin kalimtar të verës që është Kylian Mbappe.
Paris Saint Germain nuk e kanë ndërmend ta lënë të lirë francezin, teksa ai po mendon edhe rinovimin e kontratës.
Ndërkohë te Reali nuk janë duke humbur kohë dhe kanë kthyer sytë tek ylli anglez i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Gjermanët e vlerësojnë xhevahirin e tyre 130 milionë euro dhe skuadrat si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United po e kërkojnë me ngulm.
Por tani 13 herë kampionët e Evropës janë futur fuqishëm në garë për të dhe e duan për krahun e djathtë të sulmit.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Reali është gati t’i sakrifikojë dy yje të skuadrës si dhe të ofrojë një shumë të parave për anglezin.
Mbrojtësi Achraf Hakimi që ka kaluar dy vite si i huazuar te gjermanët dhe mesfushori i talentuar Brahim Diaz pritet të përfshihen në ofertë.
Marokeni vlerësohet 50 milionë euro, teksa talenti spanjoll që po kërkohet nga BVB 20 milionë.
Përveç dy lojtarëve, Real Madridi është gati t’i ofrojë edhe 60 milionë euro Dortmundit për ta bindur ta lënë të lirë Sanchon.
Klubi gjerman tani është në një situatë shumë të vështirë, pasi në një anë dëshiron dy yjet e Realit, por në anën tjetër synonte të shiste Sanchon vetëm me para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit