LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi pagoi 111 milionë euro për dyshen franceze, por kur luajnë bashkë, luajnë keq

Real Madridi pagoi 111 milionë euro për dyshen franceze, por kur luajnë bashkë, luajnë keq

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë këtë sezon të martën, kur u mposht nga RB Leipzig me rezultat 3-2.

Luka Modrić pushoi atë ndeshje për shkak të një dëmtimi të lehtë, me Toni Kroos, Edouardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni që luajtën në mesfushë.

Siç shkruan gazeta spanjolle AS, një formacion i tillë i Realit është i keq dhe duket qartë se skuadra vuan kur mesfushorët e rinj francezë janë bashkë në fushë.

AS citon edhe ndeshjen në hapjen e kampionatit spanjoll, në të cilën Real Madridi ishte duke humbur ndaj Almerias dhe më pas arriti ta kthejë atë.

Lëvizja kryesore në atë lojë ishte largimi i Camavingas nga loja në pjesën e parë. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e parë kundër Leipzigut, kur rezultati ishte 0-0 në minutën e 64-të. Ancelotti e nxori Camavinga nga loja, por Real Madridi humbi. Një zëvendësim identik bëri edhe ndaj Real Betisit, kur rezultati ishte 1-1. Në fund fitoi skuadra e Ancelottit.

Problemet në bashkëpunimin mes Camavinga dhe Tchouameni nuk janë shqetësim vetëm për Real Madridin por edhe për kombëtaren franceze.

Përzgjedhësi Didier Deschamps e kuptoi se mund të kishte vetëm një në fushë dhe vendosi që Camavinga të ulej në stol.

“Eduardo bëri disa gjëra që nuk dua t’i shoh”, kishte thënë Deschamps pas humbjes 2-0 të Francës nga Danimarka.

Kujtojmë se Reali e solli për 31 milionë euro një vit më parë Camavingan, ndërsa  Tchouameni ka ardhur për më shumë se 80 milionë euro.

A glimpse of the future: How Tchouameni and Camavinga function together - Managing Madrid

Të dy bashkë kanë kushtuar 111 milionë euro, por nuk mund të luajnë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori