LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për Brahim Diaz

Real Madridi ka refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për Brahim Diaz

Pas tre viteve të kaluara si i huauzar te AC Milan, Brahim Diaz është rikthyer te Real Madridi ku po shkëlqen edhe në Santiago Bernabeu.

Mesfushori spanjoll çdo ditë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për Los Blacos dhe ai pritet të ketë të ardhme te klubi madrilen.

Se sa vlerësohet Diaz te Reali, tregon fakti se kryeqytetasit spanjoll kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për ta mbajtur yllin spanjoll në radhët e tyre.


Brahim Diaz "ia përfundoi karrierën" Frenkie de Jongut me lëvizjen mashtruese
Lexo po ashtu Brahim Diaz "ia përfundoi karrierën" Frenkie de Jongut me lëvizjen mashtruese

Gjiganti gjerman Borussia Dortmund tentoi me një ofertë të rëndësishme transferimin e Brahim Diaz, ofertë që u refuzuar menjëherë nga Real Madridi.

Sky Sport ka raportuar se verdhezinjtë kishin ofruar 30 milionë euro për transferimin e spanjollit, por përkundër raporteve të shkëlqyera që kanë dy klubet Reali nuk e pranoi ofertën.

Përse Bellingham dhe Brahim mund të detyrohen t’i nënshtrohen operimit në fund të sezonit?
Lexo po ashtu Përse Bellingham dhe Brahim mund të detyrohen t’i nënshtrohen operimit në fund të sezonit?

Te Reali besojnë shumë në spanjollin dhe presin që ai të rrit edhe më shumë përformancën e tij pasi tani lojtari ka fituar edhe besimin e Carlo Ancelottit.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori