Real Madridi ka gjetur golin pas 481 minutave që i bie tetë orë e një minutë - Çfarë mund të bëjë një njeri për tetë orë, aq sa zgjati thatësira e Real Madridit para porte?


Real Madrid këtë vit është në librin e rekordeve, por përkeq. Të shtunën ata gjetën golin pas saktësisht 481 minutave, ose tetë orë e një minutë, para se në skenë të dilte Marcelo.
Por cfarë mund të bësh në kohën mes dy golave të shënuara nga Real Madridi
Marca ka renditur disa nga gjërat më interesante që mund t’i bësh brenda tetë orëve.
Ndeshja më e gjatë e Nadal (pesë orë e 53 minuta)
Ndeshja më e gjatë në karrierën e Rafael Nadal ishte finalja e Australian Open 2012 kundër Novak Djokovic, që u mbyll për më pak se gjashtë orë dhe është e nënta më e gjatë i të gjitha kohërave në tenis.
Vrapuesi japonez Nao Kazimi vendosi rekord në 100 km në vitin 2018 duke i vrapuar për pak më shumë se gjashtë orë.
Fitoni garën Milan-San Remo (shtatë orë dhe 18 minuta)
Vincenzo Nibali ishte fitimtar i fundit në garën Milan-San Remo me një sprint fantastik që në një periudhë arriti shpejtësinë me biçiklet 40.2 km/h.
James Donald Barber e ka kaluar me not ngushticës në vitin 2011, duke vendosur rekord.
Gjermani Patrick Lange fitoi në triatlon të mbajtur në vitin 2018 në Haëaii.
Shikoni ndeshjen më të gjatë të MLB në histori (tetë orë dhe gjashtë minuta)
Koha e rekordeve në Baseball. Loja më e gjatë u zhvillua në vitin 1984, mes Milëaukee Breëers dhe Chicago Ëhite Sox , zgjati vetëm pesë minuta më shumë se thatësia e Los Blancos.
Ju mund të udhëtoni me aeroplan nga kryeqyteti spanjoll në SHBA, për një distancë prej 5,764 km për më pak se tetë orë.
Shikoni trilogjinë e filmave Hobbit (shtatë orë dhe 54 minuta)
Ju mund t’i shihni të gjithë filmat e Hobbit të për një kohë prej 474 minuta.
Në thelb mund të bëni një udhëtimin me makinë nga një skaj i Spanjës në tjetrën, me një distancë prej 861 km.
Ju mund të shijoni një pushim të natës së mirë ose të përfundoni një orar pune në këtë kohë.
Ju mund t’i dëgjoni 13 albumet e Beatles me 506 minuta audio, pak më shumë se sa zgjati thatësia e golave nga Real Madridi.
Julen Lopetegiu është në hallë para ndeshjes me Barcelonën që e zhvillon në fundjavë. /Telegrafi/























































