Pushimi para fillimit të sezonit 2019/20, afati kalimtar veror pritet të jetë i zjarrtë.

Bayern Munich pritet që të investojë shumë dhe këtë e ka pranuar edhe presidenti i klubit Uli Hoeness.


Por nuk është vetëm Bayern që do të tentojë të blejë yje të mëdha.

Gjigantët evropian janë duke pagatitur disa goditje.

Bayern Munich

Në dhjetor klubi konfirmoi se dyshja Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga klubi pas një dekade.

I pari që do të vijë është Benjamin Pavard për 35 milionë euro, pastaj edhe ylli i Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Atletico de Madrid Supercopa de Europa Lucas Hernandez Futbol 330728109 93472264

Klubi besohet që do të harxhojë rreth 200 milionë euro.

Real Madrid

Një sezon shkatërrues për gjigantë spanjoll. Tre trajner janë ndërruar deri më tani nga Florentino Perez, i cili do ta hap thesin.

Largimi Cristiano Ronaldos ka lënë shumë boshllëk . Eder Militao u ble nga Porto për 50 milionë euro, por priten edhe blerje tjera.

Pëlqehen emra si Paul Pogba, Christian Eriksen, Eden Hazard, Mauro Icardi, Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Neymar.

neymar mbappe

Paris Saint-Germain

Eliminimi në 1/16 ka treguar se duhet ndryshime në klub.

Klubi e ka Neymarin dhe Mbappen, por duhet të përforcohen edhe në disa pozita.

Me marrëveshjet e fundit promocionale klubi ka para që të blejë këdo.

psg 1

Manchester United dhe Juventus

Të dy klubet mund të futen në disa marrëveshje, prej tyre kryesorja është ajo e Paulo Dybalas.

dybala ronaldo e1536927044725

Djajtë e kuq e duan lojtarin dhe janë afër që të paguajnë 120 milionë euro, por Juventus e do Romelu Lukakun si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/  

telegrafi sport app