Një fjalë e urtë thotë se nuk ka tym pa zjarr dhe duket se vlen në rastin e Trent Alexander-Arnold dhe lidhjeve të tij të vazhdueshme me Real Madridin.

Gazetari Matteo Moretto, i konsideruar si një nga burimet më të besueshme kur bëhet fjalë për transferimet e La Ligas, thotë se Los Blancos me të vërtetë po përpiqen të transferojnë yllin e Liverpoolit.


“Për momentin, Real Madrid po punon në heshtje për disa lojtarë, kontratat e të cilëve skadon në verën e vitit 2025 dhe të cilët gjithashtu mund të mbërrijnë falas brenda një viti".

who is trent alexander arnold 25 year old defender who pulled liverpool to victory in a frantic clash against fulham

“Dy shembujt më të famshëm janë mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies dhe mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Trent Alexander-Arnold”, shkroi Moretto për Daily Briefing.

Marrëveshja e Trent me Reds skadon në vitin 2025, por asnjë ofertë për ta zgjatur qëndrimin nuk është raportuar në media. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app