Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve në media se disa zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes, që ndodhi të shtunën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
Në reagimin e Policisë thuhet se ë rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’ të ndodhur sot në Mitrovicë, ku ishin të përfshirë katër persona civil, veprës penale nuk i ka parapri asnjë rrethanë qe ndërlidhet me ndonjë zyrtar policor.
“Nga hetimet e deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke çasti ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave të rastit”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Sipas Policisë, në mesin e dëshmitarëve është intervistuar edhe një zyrtar policor i cili në kohen e ngjarjes ishte jashtë detyrës zyrtare ndodhej afër personit e dyshuar.
Ndryshe, sipas Policisë të shtunën rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Adem Voca’ përkatësisht në Tregun e gjelbër’ në Mitrovicën e Jugut.
“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor.
Personi i dyshuar i cili dyshohet të ketë shtënë me armë është arrestuar, të njëjtit po ashtu i është ofruar tretmani mjekësor.
Nga hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri (3) gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë lidhur me vrasjen e së shtunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'