LAJMI I FUNDIT:

Reagon LDK e Deçanit: LDK-ja ka historikun, strukturat dhe traditën e saj politike

Reagon LDK e Deçanit: LDK-ja ka historikun, strukturat dhe traditën e saj politike

Dega e LDK-së në Deçan reagon ndaj ftesës së bërë përmes komunikatës të botuar edhe në Telegraf, nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” të Deçanit, për ta votuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate të LHK-së së Deçanit, me titull: “Historianët e Deçanit kërkojnë nga LDK-ja që ta votojnë Haradinaj për kryeministër”, përkrahje e bërë në frymën rugoviane. Mirëpo, kësaj thirrje të “Ali Hadri” të Deçanit, iu është përgjigjur Kryesia e LDK-së së kësaj komune, duke i quajtur si “historian politik të Aleancës”.


Historianët e Deçanit kërkojnë nga LDK-ja që ta votojnë Haradinajn për kryeministër
Lexo po ashtu Historianët e Deçanit kërkojnë nga LDK-ja që ta votojnë Haradinajn për kryeministër

“Ne, si degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, duke marrë shkasë nga deklarata politike e ‘Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës’, duam të shprehim indinjatën tonë të thellë, si dhe t’ju përkujtojmë këtyre ‘Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës’, se Lidhja Demokratike e Kosovës, si Shtëpia më e madhe Shqiptare, ka historikun, strukturat dhe traditën e saj politike në interes të vendit, me një eksperiencë mbi 27 vjeçare.

Ndaj, edhe thirrjen e bërë si të tillë, e kundërshton fuqishëm interferimin me motive të njëanshme politike të ‘Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës’, me ç’rast dëshmojnë fuqishëm se janë pjesë e strukturave të AAK-së, dhe veç me fushën që ata do duhej ta mbulonin, nuk kanë asgjë të përbashkët”, thuhet në reagimin e Degës së LDK në Deçan. /Telegrafi/