LAJMI I FUNDIT:

Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua

Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua
Foto: Arkiv

Sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk është parë qartë harta.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.


Kështu shkruan ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time, në një foto të paqartë gjatë intervistës time, ka shkaktuar disa paqartësi sot, unë po ndajë një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kosova është këtu dhe prandaj është vija ndarëse e Kosovës nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndryshe, pas raportimeve për këtë hartë kanë reaguar edhe nga BE-ja, por një reagim e ka bërë edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano thotë se pretendimet rreth hartës janë të pavenda.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është përputhje me pozicionin e Bashkimit Evropian- statusi neutral. Unë do të rekomandoja të gjithë të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizimin e raporteve, në vend të përpjekjeve që të krijohen storie të rreme”, shkruan Stano në Twitter.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ku në zyrën e tij kishte shfaqur hartën e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Tëitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.

“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # ËB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo.

Ajo po ashtu përmes këtij statusi iu drejtua Lajçakut, se sa më gjatë ta shmang hartën që ia ka dhuruar, aq më gjatë puna e tij do të jetë e dështuar.

“Sa më gjatë që të shmangni hartën që ju kam dhuruar, aq më gjatë puna juaj do të jetë e dështuar”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori