LAJMI I FUNDIT:

Reagon kuzhinieri i Met Gala pas postimit të Keke Palmer

Reagon kuzhinieri i Met Gala pas postimit të Keke Palmer

Një kuzhinier nga New Yorku po mbron punën e tij pas kritikave të shumta ndaj menysë së Met Gala 2021.

Keke Palmer të hënën ndau një fotografi të pjatës së saj në Met Gala, ku misri, domatet, kërpudhat dhe trangujt janë ndër ushqimet e dukshme.


Sidoqoftë, kuzhinieri i ngjarjes, Marcus Samuelsson, e mbrojti atë teksa foli për TMZ, duke thënë se qëllimi ishte krijimi i një menyje me bazë bimore.

Keke Palmer poston e trishtuar foto të ushqimit në Met Gala: Ja pse nuk ua tregojnë ushqimin
Lexo po ashtu Keke Palmer poston e trishtuar foto të ushqimit në Met Gala: Ja pse nuk ua tregojnë ushqimin

Ai gjithashtu tha se ka marrë vlerësime të shkëlqyera për vaktin me tre pjata të përgatitura për mbrëmjen madhështore në New York.

Palmer, e cila mori pjesë në Met Gala për herë të parë, bashkë-prezantoi një transmetim të drejtpërdrejt të Vogue.

Raportimet kanë thënë se kushton të paktën 30 mijë dollarë për secilin person që të marrë pjesë në këtë ngjarja, e cila shërben si një mbledhëse vjetore e fondeve për Met. /Telegrafi/