LAJMI I FUNDIT:

KOSTT kërkon nga qytetarët kursimin e energjisë elektrike

KOSTT kërkon nga qytetarët kursimin e energjisë elektrike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka sqaruar çështjen e reduktimeve me energji elektrike.

KOSTT ka bërë të ditur se si rrjedhojë e mos balancës në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar për mbulim të konsumit nga operatorët përgjegjës në treg, janë shkaktuar imbalance/devijime të theksuara ndaj sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale, gjatë javëve dhe muajve të fundit.


Qendra Koordinuese për Evropën Kontinentale në kuadër të ENTSO-E (SwissGrid) si dhe Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE) trup i ENTSO-E i kanë tërhequr vërejtjen KOSTT/Kosovës si Zonë Rregulluese, për ndërprerjen e menjëhershme të devijimeve ndaj rrjetit interkonektiv evropian.

Sipas KOSTT, konsumi i energjisë elektrike në Kosovë në këtë periudhë (korrik-gusht 2022) sillet nga 337 MË deri në pikun e ngarkesës prej 792 MË, ndërsa gjenerimi I përgjithshëm i energjisë elektrike në vend aktualisht është rreth 540 MW.

KEDS publikon hartën e reduktimeve të energjisë nëpër komuna
Lexo po ashtu KEDS publikon hartën e reduktimeve të energjisë nëpër komuna

“Në përputhje me përgjegjësitë ligjore KOSTT është i obliguar që të ndërmarr të gjitha veprimet për të balancuar sistemin në varësi nga konsumi, gjenerimi dhe importi i siguruar nga palët përgjegjëse brenda Zonës Rregulluese të Kosovës për të mos cenuar sigurinë e operimit paralel me rrjetin interkonektiv Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me qëllim të balancimit të sistemit në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit sipas masave dhe procedurave operative që parashihen me Kodin e Rrjetit, KOSTT ka udhëzuar nga sot fillimin e zbatimit të kufizimit në furnizim si masë e fundit, deri në stabilizim të situatës, me qëllim të ruajtjes së integritetit të sistemit dhe kontribuar në balancimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe të sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale.

“Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës si reflektim i krizës globale energjetike kërkon mirëkuptim dhe mobilizim të të gjithë faktorëve andaj krahas angazhimit që po e bëjnë institucionet përgjegjëse, këshillohet edhe kontributi i qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale për aq sa është e mundur”, thuhet në fund./Telegrafi/