LAJMI I FUNDIT:

Reagimet pas publikimit të raportit për rastin Dehari, kërkohet drejtësi

Reagimet pas publikimit të raportit për rastin Dehari, kërkohet drejtësi

Familja e Astrit Deharit, ka pranuar dje raportin e zgjeruar dhe përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, ku janë hetuar rrethanat në të cilat ka vdekur Dehari.

Prindërit e Astrit Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari pas pranimit të raportit thonë se e kanë ditur që raportit i ekspertizës nga hetuesit zviceran do të konstatonte vrasjen e djalit të tyre.

Familja Dehari: Raporti zviceran konstatoi se Astriti është vrarë
Lexo po ashtu Familja Dehari: Raporti zviceran konstatoi se Astriti është vrarë

Babi i Astrit, Avni Dehari tha dje para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.


“Ende nuk e kemi lexuar raportin por sipas konkluzioneve na është thënë se është vrasje. Në rastin e Astrit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos Prokurorit Sylë Hoxha dhe ministrisë së atëhershme të drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.

Ajo që e përjetoi rëndë lajmin dhe që nuk mund të përmbahej nga lotët, ishte gruaja e tij, Arta Boshtraj-Dehari, ku tha se “nuk ia kanë pasur borxh askujt këtë dhimbje”

“Unë besoj që drejtësia duhet të merret me këtë punë, dhe unë besoj që drejtësia do të shkoj në vend”, ka thënë ajo, e cila kishte publikuar në Facebook një fotografi të vajzës së tyre, Arsa Deharit, e cila shihet tek e shikon pllakatën me fotografinë e Astritit, babit të saj, dhe i ka lënë edhe një shkrim prekës kësaj fotografie.

“Babi, sot u vërtetua ajo qa ne kemi besuar deri më sot. Gjaku yt nuk falet!

Gruaja e Astrit Deharit publikon një fotografi prekëse të vajzës së tyre: Pse ma humbën mundësinë ta thërras baba!
Lexo po ashtu Gruaja e Astrit Deharit publikon një fotografi prekëse të vajzës së tyre: Pse ma humbën mundësinë ta thërras baba!

Pse ma humbën mundësin të ta njohë, ta kem pranë, t’ia ndjej aromën e ta thërras Baba.”, ka shkruar Arta Boshtraj-Dehari.

Ndërkohë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, theksoi dje se shumë prova që janë gjetur në qelinë ku u gjet pa shenja jete Astrit Dehari, nuk janë dërguar në Zvicër, për tu analizuar nga ekspertët zviceranë.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë nuk ka thënë asnjëherë se Astrit Dehari është vrarë. Për të qenë i qartë ky institut e ka kryer punën e vet aq sa kanë ditur sepse deri aty është puna e tyre. Raporti ka probleme në përkthim sikurse në çdo raport voluminoz. Ne sa për fillim nuk kemi pasur vërejtje fillestare në përkthim sepse na kanë interesuar vetëm konkluzionet. Nuk janë dërguar thonjtë që janë marrë në rastin e obduksionit, për analizë në Zvicër”, ka thënë ndër të tjera avokati Gashi duke shtuar se tri vite kanë punuar për ta vërtetuar diçka që është ditë që në ditën e parë.

Avokati Tomë Gashi: Raporti vërteton se Astriti është vrarë, shteti t'i gjejë vrasësit
Lexo po ashtu Avokati Tomë Gashi: Raporti vërteton se Astriti është vrarë, shteti t'i gjejë vrasësit

“Kush janë vrasësit është detyra e shtetit që ti gjejë. Trupi i Astritit ka qenë prova më e fuqishme që Astriti është vrarë. Ai është vrarë për shkak të përkatësisë partiake, duket që në ditarët e tij ai e ka ditur që VV do të vijë në pushtet”, ka theksuar Gashi.

Ndryshe pas publikimit të këtij raporti ka reaguar edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka thënë se rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë për arbresh.info se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit
Lexo po ashtu Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën. Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmu në hetimin e këtij rasti”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate për media, ka komentuar konstatimet e raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, dhe ka theksuar se Astriti është vrarë shkaku që ka qenë aktivistit i saj, duke kërkuar që të fillojnë hetimet sa më parë, të pavarura, të drejta dhe profesionale.

Vetëvendosje: Prokuroria e Prizrenit të mos i kryej hetimet për vdekjen e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Vetëvendosje: Prokuroria e Prizrenit të mos i kryej hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

Po ashtu përmes një konference për Albulena Haxhiu nga LVV ka thënë se Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk duhet t’i kryejë hetimet.

“Prokuroria e Themelore e Prizrenit të mos merret me hetimin e rastit, e njëjta nuk mundet të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astritit. Ne kërkojmë që Prokuroria Speciale të merr përsipër hetimin, dhe që asnjë prokuror që kanë qenë të përfshirë në këtë rast sidomos Sylë Hoxha të mos përfshihen në hetime por të t-thirren si të dyshuar. Duhet të ketë hetime të brendshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, po ashtu edhe shkarkimin e të gjithë krerëve të institucioneve të drejtësisë që ishin në atë kohë në detyrë”, ka thënë ajo.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se bazuar në të gjeturat e raportit nga instituti zviceran për rastin Dehari, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ka thënë se tani që Vetëvendosje pritet ta marrë pushtetin, e ka në dorë të çështjen e rastit Dehari.

Sherifi: Ndriçimi i rastit të Astrit Deharit, kriter matës për seriozitetin e VV-së që drejtësia të jetë e pa ndikuar nga politika
Lexo po ashtu Sherifi: Ndriçimi i rastit të Astrit Deharit, kriter matës për seriozitetin e VV-së që drejtësia të jetë e pa ndikuar nga politika

“Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër për rastin e Astrit Deharit vjen në kohën e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 06 terorit 2019. Drejtësia e ndikuar nga politika ka pamundësuar të hidhet dritë mbi krimin e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sprova e parë e Vetëvendosjes në raport me institucionet e drejtësisë është që ta pamundësojë ndërhyrjen politike në këto institucione”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes një komunikate për media ka thënë se i konsideron serioze të gjeturat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë sa i përket rrethanave të humbjes së jetës së Astrit Dehari, ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ekspertiza në rastin Dehari, GLPS kërkon që të hetohen të gjithë zyrtarët shtetëror përfshirë prokurorët, policët dhe mjekët ligjorë
Lexo po ashtu Ekspertiza në rastin Dehari, GLPS kërkon që të hetohen të gjithë zyrtarët shtetëror përfshirë prokurorët, policët dhe mjekët ligjorë

“Fakti që institucionet e Kosovës nxituan të nxjerrin konkluzione që janë plotësisht në shpërputhje me të gjeturat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë është tejet shqetësuese, dhe rast për hetim te thellë jo vetëm të rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit por edhe të vet prokurorëve, policëve e zyrtarëve tjerë shtetëror të Republikës sonë që me kaq shumë lehtësi e cilësuan rastin si Vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se ka gabime të mëdha në përkthimin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit.
Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.

Bardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin, thotë se u mundua të fshehët krimi
Lexo po ashtu Bardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin, thotë se u mundua të fshehët krimi

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka.Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj”, ka thënë Mahmuti duke shtuar se përkthimi me disa gabime është bërë në mënyrë që të fshehët krimi.

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, në konkluzionet përfundimtare thekson se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë”.

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra (Dokument)
Lexo po ashtu Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra (Dokument)

Më tej thuhet se, “rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, sipas mendimit tonë, janë të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për të përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e Deharit”, thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur me 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e paraburgimit në Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori