LAJMI I FUNDIT:

Reagim nga Spitali i Pejës për artikullin “Spitali i Pejës, nuk ja publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues”

Reagim nga Spitali i Pejës për artikullin “Spitali i Pejës, nuk ja publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues”

Dje është postuar një shkrim me titull: “Spitali i Pejës, nuk ja publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues”.

Spitali i Pejës njofton se gabimi ishte teknik dhe nuk ka pasur të bëjë me parregullsi.


Më poshtë reagimin e plotë të Spitalit të Pejës.

Gabim teknik dhe jo parregullsi!

Dje nga Portali ,,Njeshi” e më vonë edhe nga mediat e tjera është publikuar një lajm me titull: ,,Spitali i Pejës, nuk ja publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues”.

Për të informuar publikun duam të theksojmë se bëhet fjalë për konkursin për pozitën zyrtar zotues, dhe procedurat e këtij konkursi janë të zhvillim e sipër ngase është mbajtur vetëm Testi me shkrim dhe nuk bëhet fjalë për përzgjedhje të kandidatit më të suksesshëm.

Spitali i Pejës nuk ia publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues
Lexo po ashtu Spitali i Pejës nuk ia publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues

Mos publikimi i rezultatit për një kandidate ka ndodhur si gabim teknik gjatë përpilimit të listës së rezultateve dhe nuk ka asnjë qëllim apo prapavijë tjetër. Kandidatja të cilës nuk i janë publikuar pikët që ka marrë në intervistë me shkrim nuk i është bërë asnjë e padrejtë sepse pikët që i ka marrë në intervistë me shkrim gjithsejtë 11 pikë. Këto pikë të konstatuara nga Komisioni i nënshkruar në procesverbal dhe në të gjitha dokumentet tjera nuk i kalon as për së afërti 25 pikët e nevojshme që të thirret në intervistë me gojë.

Tashmë ky gabim teknik është rregulluar dhe publikimi i rezultateve për secilin kandidatë përfshirë edhe kandidaten me shifër 1337/1-24 për të cilën kanë shkruar mediat, është bërë në ueb faqen e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë www.spitali-peje.com

Padyshim që kandidatja ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e ankesës pasi që sikurse secilit kandidatë që kryen Testin me shkrim, edhe kjo kandidate ka marrë me vete kopjen e testit që ka plotësuar dhe me këtë mundet lehtë edhe të konstatohen pikët e secilit kandidat në rast që kërkohet verifikimi.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon falje për këtë gabim teknik që ka ndodhur dhe padyshim që do të merren masa administrative që parashihen, në mënyrë që gabime të tilla mos të përsëriten.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori