LAJMI I FUNDIT:

RDK: Përplasjet e OBRM-PDUKM dhe LSDM-së të mos bëhen në kurriz të popullit

RDK: Përplasjet e OBRM-PDUKM dhe LSDM-së të mos bëhen në kurriz të popullit

Rilindja Demokratike Kombëtare në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar pas situatës së paqartë, gjegjësisht rezultateve ende jo zyrtare nga KSHZ dhe kundërshtimet nga dy partitë maqedonase në lidhje me pranimin e rezultateve.

‘RDK vlerëson se mospranimi i rezultateve zgjedhore nga ana e dy subjekteve më të mëdha maqedonase është një lojë e ulët me pasoja të rënda për vendin. Përplasjet e mbrendshme nëmes dy rrymave, asaj demokratike dhe destruktive, brenda OBRM-PDUKM dhe LSDM, nuk duhet në asnjë variant të bëhet në kurriz të popullit, me të vetmin qëllim shpëtimin e lëkurës së tyre kriminale. Populli ka paguar çmim të rëndë në vazhdimësi duke u manipuluar nga politikan të ndryshëm, dhe tani nuk duhet në asnjë variant të bien pre e manipulimeve të mëtutjeshme të këtyre forcave destruktive mbrenda partive politike. Institucionet e shtetit duhet të kryejnë detyrën e tyre dhe askushi nuk duhet të pengojë këtë punë duke rrënë pre e manipulimeve të këtyre partive politike.


Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se shqiptarët në kontinuitet kanë paguar çmim të rëndë për këto lojëra të fëlliqura destruktive të palës maqedonase, dhe ka ardhur koha që tani të shpërblehen për gjithë durimin e jashtëzakonshëm ndaj vuajtjeve dhe padrejtësive 25 vjeçare. Këto lojëra të ulëta të dy partive më të mëdha maqedonase jo vetëm që kanë shkaktuar dëm të madh për shqiptarët, por në të njëjtën kohë kanë shkaktuar ferr edhe për popullin maqedonas. Rezultati zgjedhorë është dëshmi e qartë e faktorizimit të jashtëzakonshëm të mandateve shqiptare, dhe ky faktorizim duhet shfrytëzuar në maksimum nga partitë politike shqiptare. Partitë politike shqiptare nuk duhet në asnjë variant të bien pre e manipulimeve të dy partive më të mëdha maqedonase, por të kapitalizojnë momentin për barabarësi të plotë të kombit shqiptarë në këtë vend’, thuhet nga RDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori