LAJMI I FUNDIT:

RDK: Pas 11 shtatorit bota e civilizuar ka mbrojtur vlerat demokratike

RDK: Pas 11 shtatorit bota e civilizuar ka mbrojtur vlerat demokratike

Rilindja Demokratike Kombëtare me një kumtesë për media, drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka thënë se pas 11 shtatorit bota e civilizuar dëshmon vullnetin për mbrojtjen e vlerave të lirisë, drejtësisë, demokracisë dhe tolerancës.

”Duke përkujtuar ditën më të zezë për popullin amerikan, 11 shtatorin e vitit 2001, bota e civilizuar dëshmon vullnetin për mbrojtjen e vlerave të lirisë, drejtësisë, demokracisë dhe tolerancës.”


”Shqiptarët, anembanë botës e përjetuan thellë në shpirt ngjarjen e 11 shtatorit 2001 si dhembje për viktimat e pafajshme, por edhe si sulm terrorist kundër lirisë dhe demokracisë. Sot, 15 vjetë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, populli shqiptar kudo që ndodhet, është pranë popullit amerikan.”

”Populli shqiptar në përgjithësi dhe Rilindja Demokratike Kombëtare në veçanti, solidarizohet me popullin amerikan dhe ndan dhimbjen me familjet e rreth 3 mijë viktimave të pafajshëm, në mes të cilëve kishte edhe shqiptarë.”

”Rilindja Demokratike Kombëtare mbështet luftën e SHBA-ve kundër të gjitha fenomeneve të cilat kërcënojnë demokracinë, siç është terrorizmi dhe krimi i organizuar.” thuhet në kumtesën e RDK-së./Telegrafi/