LAJMI I FUNDIT:

RDK: Anulimi i projektit të Urës së Boshkut një fitore e madhe për natyrën

RDK: Anulimi i projektit të Urës së Boshkut një fitore e madhe për natyrën

Megjithëse e miratoi para gjashtë vjetësh, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vendosur që të tërhiqet nga financimi i hidroelektranës ”Ura e Boshkos”, që u planifikua të ndërtohet në parkun kombëtar ”Mavrova”.

Për këtë ka reaguar Rilindja Demokratike Kombëtare me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni, ku mes tjerash ka thënë ”Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ndërtimi i hidrocentralit në Urën e Boshkut duke devijuar rrjedhën natyrale të lumit Radika është projekt i dëmshëm dhe duhet anuluar. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Banka Evropiane për Rekonstruim dhe Zhvillim, BERZH, ka vepruar drejtë duke anuluar mbështetjen financiare ndaj këtij projekti antikombëtar. Ky anulim vjen edhe si rezultat i rekomandimeve të Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, për ndërprerrje të menjëhershme të zbatimin e projektit të qeverisë maqedone për ndërtimin e hidrocentralit, dhe në të njëjtën kohë është edhe një fitore e madhe për të gjith ata që luftuan për ndalimin e menjëhershëm të këtij projekti antikombëtarë. Kurorrëzimi i kësaj fitore kombëtare erdhi me vendimin e anulimit të përkrahjes së këtij projekti nga ana e BERZH-it.”


”Ne kemi theksuar se projekti i qeverisë së Maqedonisë për devijimin e lumit Radika në Dibër është një projekt antikombëtarë sepse ky lumë ruan biodiverzitetin e larmishëm dhe habitatin natyral të një numri të madh të specieve të mbrojtura, jo vetëm në Parkun Nacional të Mavrovës, por edhe të gjitha vendet ku kalon lumi Radika. Projektet antikombëtare nuk do të kalojnë asnjëherë jo vetëm për rastin konkret të lumit Radika, por edhe për shumë tendenca tjera të dashakeqëve të kombit shqiptarë.” përfundojnë nga RDK-ja e Vesel Memedit./Telegrafi/

BERZH-i tërhiqet nga investimi për një hidroelektranë në Mavrovë
Lexo po ashtu BERZH-i tërhiqet nga investimi për një hidroelektranë në Mavrovë
ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkut” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet
Lexo po ashtu ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkut” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori