LAJMI I FUNDIT:

ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkos” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet

ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkos” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet

Pas njoftimeve për tërheqjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga financimi i hidrocentralit ”Ura e Boshkos” në Mavrovë, me një njoftim sqarues ka dalë ELEM-i, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ELEM-it, ky hidrocentra është projekt i rëndësishëm energjetik pasi që kontribuon në rritjen e prodhimtarisë së brendshme të energjisë elektrike dhe në pasurimin e portofolit të burimeve të rinovueshme në vend.


ELEM-i bën të ditur se është përgatitur i tërë dokumentacioni për mbrojtjen e ambientit jetësor sipas ligjeve të Maqedonisë dhe politikave të BE-së për ambientin jetësor, si edhe të politikave të BERZH-it.

ELEM-i bën të ditur se e ka shty realitimin e projektit në pajtim me udhëzimet e Konventës së Bernës, duke shtuar se BERZH-i nuk është dashur që të tërhiqet nga kreditimi i këtij hidrocentrali.

ELEM-i thekson se projekti nuk do të kishte asnjë ndikim në popullsinë e rrëqebullit të Ballkanit, që gjendet edhe në Mavrovë, por që është një kafshë e shpallur ne rrezik për zhdukje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori