LAJMI I FUNDIT:

Razer dhe Lexus vijnë me një njoftim për lojtarët e videolojërave me vetura

Razer dhe Lexus vijnë me një njoftim për lojtarët e videolojërave me vetura

Brendet e automobilave dhe videolojërave, Lexus dhe Razer, kanë bashkuar forcat për të sjellë në skenë një mrekulli teknologjike të quajtur Razer Lexus TX.

Ky i fundit është projektuar për të ofruar përvojën më të fundit të videolojërave për një maksimum prej gjashtë personash.


“Ne punuam së bashku me Razer për të krijuar një përvojë unike, që feston angazhimin tonë ndaj komunitetit të videolojërave pasi ndajmë të njëjtin pasion për inovacionin dhe teknologjinë”, tha Vinay Shahani, president i ekipit të marketingut të Lexus.

Automjeti i pazakontë u prezantua në Las Vegas, në ceremoninë e Çmimeve Esports.

Gjithashtu është krijuar një logo e re posaçërisht për të, dhe çdo skaj i saj është veshur me drita dhe panele LED të gjelbër.

Bob Pisunko, drejtor i marketingut të Razer në SHBA, theksoi se automobili i videolojërave janë plotësisht funksionale edhe brenda, dhe nuk kanë vetëm ndryshime të thjeshta kozmetike.

“Ka katër karrige në rreshtin e dytë dhe të tretë, dhe ne jemi të nderuar që Lexus ka zgjedhur Razer për komoditetin e atyre që do të ulen në këtë makinë lojërash”, shtoi ai. /Telegrafi/