LAJMI I FUNDIT:

Raul refuzon të bëhet trajneri i gjigantit evropian

Raul refuzon të bëhet trajneri i gjigantit evropian

Ish-sulmuesi i Schalkes, Raul ka refuzuar një ofertë për t’u bërë trajner i ekipit gjerman, kanë raportuar mediat spanjolle.

Thomas Reis u shkarkua nga posti i tij si trajner i Schalkes javën e kaluar me “Gelsenkirchen” që momentalisht e gjejnë veten në pozitën e 16-të në Bundesliga 2.

Schalke ktheu vëmendjen tek ish-ylli i tyre Raul për t’i ofruar këtë pozitë, por siç raporton mediumi spanjoll “Sport”, legjenda spanjolle e ka hedhur poshtë këtë ofertë.


Raul nënshkroi për Schalken si lojtar i lirë nga Real Madridi në vitin 2010 ku me fanellën e klubit gjerman pati 97 paraqitje duke shënuar 40 gola.

Ai i ndihmoi Schalkes që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë në Bundesliga dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës vitin pasues.

Raul është momentalisht në krye të Real Madrid Castillas dhe besohet se ai preferon që të qëndrojëaty dhe jo të lëviz në Gjermani.

Ramos thyen dy rekordet e Raul Gonzalez në La Liga dhe Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Ramos thyen dy rekordet e Raul Gonzalez në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Raul i cili ka fituar gjashtë tituj të La Ligas dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve si lojtar i Real Madridit, mori frenat e Castillas në vitin 2020. Ai ka udhëhequr këtë ekip në 138 ndeshje zyrtare duke fituar 59 prej tyre.

46-vjeçari gjithashtu i udhëhoqi ata drejt fitimit të “UEFA Youth League” në vitin 2020.

Schalke tani do të vlerësojë opsione tjera për stolin e ekipit gjersa synojnë që t’i shpëtojnë rënies nga kategoria e dytë e futbollit gjerman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Krizë në ‘Camp Nou’ - publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

Krizë në ‘Camp Nou’ - publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

La Liga
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
FSHF i lë pa bileta, vjen reagimi nga Tifozat Kuq e Zi: Stadiumin nuk mund të na ndalojë askush

FSHF i lë pa bileta, vjen reagimi nga Tifozat Kuq e Zi: Stadiumin nuk mund të na ndalojë askush

Kombëtarja e Shqipërisë
Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Sport
Carragher i kërkon Liverpoolit zëvendësimin e dy lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle

Carragher i kërkon Liverpoolit zëvendësimin e dy lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle

Premier League
Kalo në kategori