LAJMI I FUNDIT:

Rasti i mostrave të Astrit Deharit, Kica-Xhelili: Terror serik mbi drejtësinë

Rasti i mostrave të Astrit Deharit, Kica-Xhelili: Terror serik mbi drejtësinë

Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Telegrafi raportoi të premten se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, duke e cilësuar si “terror serik mbi drejtësinë”.


“’Zhduken’ mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan ‘kthyer’ në një frigorifer pa qasje në kamera. Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit
Lexo po ashtu Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

Sipas saj, kjo nuk është gjendje normale pasi sic ka thënë, tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë.

“Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”, ka thënë tutje Kica-Xhelili.

“Kur kërkojmë drejtësi, na thonë ‘mos kërkoni ju’ që nuk e keni njohur. Drejtësia është marrë nën patronazh individësh sot. Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren”.

Tutje, deputetja e opozitës ka thënë se kjo nuk duhet ta stepë askënd, përkundrazi duhet kërkuar drejtësi.

“Ja që do të flasim. Ja që s’do të pyesim. Ja që s’do të ndalemi as kur në banalitetet e skajshme të çnjerzillëkut ta ndalojnë fjalën edhe në kërkim të drejtësisë. Ja që ky rast, fatkeqësisht, nuk është më vetëm i familjes së tij. Ja që ky rast nuk është partiak. Ja që ky rast sot jemi të gjithë pa dallim”.

“Ja që ky rast nuk ka guxuar t’i ndodh askujt, por sot duket që mund t’i ndodh secilit. Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithëpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten. Ja që sot as s’mund të diskutosh në Kuvend pa u devijuar çdo temë e qëllim. Ja që sot çdo temë politizohet, edhe nga ata që bërtasin e brohorasin si duhet depolitizuar edhe ky rast”, ka përfunduar Kica-Xhelili.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori