LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra” pritet të përmbyllet gjatë muajit tetor

Rasti “Monstra” pritet të përmbyllet gjatë muajit tetor

Rigjykimit të Monstrës ngadalë po i vjen fundi. Prokurorja e lëndës Fatime Fetai tha se në tetor mund të pritet që të jenë fjalët përfundimtare ku më pas vijon edhe aktvendimi. Dilema që në seancat e fundit po dëshmohet është se kush e dha i pari informacionin për veturën Opel Omega e gjetur në afërsi të vendngjarjes. Për këtë informacion sot dëshmuan 4 dëshmitarë të punësuar në MPB.

Dëshmitari i fundit Goran Milevski, i punësuar në Qendrën për informim pranë MPB-së, ka qenë në punë më 13 prill 2012, por nuk e mban mend nëse informacioni për veturën ka ardhur në 192 ose nga shërbimet operative të policisë. Ai i tha trupit gjykues që këtë informacion ta kërkojnë nga MBP.


“Nuk më kujtohet kush e ka bërë lajmërimin e parë për veturën Opel Omega. Ka dy mënyra se si mund të ketë ardhur informacioni, ose nëpërmjet 192 ose nga patrullimet policore, shërbime operative që e kanë për detyrë ta informojnë për çdo rast”, tha Goran Milenkovski, dëshmitar.

Pas dëshmive të prokurorisë, pala mbrojtëse thotë se ka një listë të dëshmive që do t’i propozojnë deri tek trupi gjykues.

“Është e sigurt se ky rast do të demaskohet bile mendoj se do të vijmë edhe deri tek kryerësit e rastit pasi ne si palë mbrojtëse posedojmë edhe bisedën ku konstatojmë se para orës 21 konstatohet që unë mendoj se kanë qenë pjesëtarë të policisë që e dinë se ka ndodhur kurse sipas dëshmive të prokurorisë rasti është i paraqitur në 192 në MPB në 22.30, kemi një vakum prej 1 ore e gjysmë”, tha Naser Raufi, avokat.

Për t’i selektuar dëshmitë e palës mbrojtëse, të hënën do të takohen kryetari i trupit gjykues, avokatët dhe prokurori Gavrill Bubevski.

“Të hënën u dakorduam me ftesë të kryetarit të trupit gjykues për pastrimin e listës së dëshmive të propozuara nga ana e palës mbrojtjes dhe të shihet se cilat nga ato dëshmi shtesë do të pranoheshin dhe do të thirreshin për të dëshmuar. Një pjesë e atyre dëshmitarëve në atë listë kanë dëshmuar më herët por megjithatë do të shohim se sa dëshmitarët do të lejohen”, u shpreh Dafinka Ivanovska, avokate.

Seancat e radhës për Monstrën janë caktuar për me 21 dhe 24 shtator. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori