LAJMI I FUNDIT:

Rasti i 3-vjeçarit në Fushë Kosovë – Inspektorati i Arsimit vendos masë disiplinore ndaj drejtoreshës dhe kërkon suspendim nga puna të tri punëtorëve

Rasti i 3-vjeçarit në Fushë Kosovë – Inspektorati i Arsimit vendos masë disiplinore ndaj drejtoreshës dhe kërkon suspendim nga puna të tri punëtorëve

Keqtrajtimi i trevjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ka bërë që Prokuroria Themelore e Prishtinës të kërkoj caktimin e paraburgimit ndaj dy edukatoreve dhe kuzhinieres.

E lidhur me këtë rast Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim për suspendimin e menjëhershëm nga puna të tri punëtorëve të këtij institucioni parashkollor.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, N.M, SH.I dhe N.H  derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj.

Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup
Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup

Ajo ka treguar se masa disiplinore janë marrë edhe ndaj drejtoreshës së çerdhes “Gëzimi Ynë”.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, u shpreh Kutleshi-Maliqaj.

Prokuroria ka bërë të ditur se të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori