LAJMI I FUNDIT:

Rastet e zjarreve, eksperti i emergjencave: Shkaktari kryesor dora e njeriut, zjarrfikësit në frontin e parë – por të pambrojtur nga shteti

Rastet e zjarreve, eksperti i emergjencave: Shkaktari kryesor dora e njeriut, zjarrfikësit në frontin e parë – por të pambrojtur nga shteti

Dy raste të zjarreve kanë ndodhur gjatë kësaj jave në Prishtinë, në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në një objekt në ndërtim. Të tilla raste, e që nuk janë të rralla, kanë ndodhur së fundmi edhe në qytete të tjera.

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin tha se shkaktari kryesor është pakujdesia e faktorit njeri.


“Ditëve të fundit në disa vende kishim zjarre në objekte të ndryshme. Këto zjarre kryesisht ndodhin nga dora e njeriut e që në shumicën e rasteve janë nga pakujdesia”, tha Ahmeti.

Një ditë pas rastit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, Beka: Dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e cigares nga një banor
Lexo po ashtu Një ditë pas rastit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, Beka: Dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e cigares nga një banor

Sipas tij, reagimi i zjarrfikësve në të tilla raste është profesional dhe për t’u duartrokitur. Megjithatë tha se krahas punës së rrezikshme që bëjnë, ata kanë mbetur të pambrojtur nga shteti.

“Fatmirësisht nga këto zjarre nuk kishte viktima apo të lënduar, përveç dëmeve materiale. E pamë edhe reagimin e zjarrfikësve, që mendoj se ishte i duhuri dhe profesional, duke arritur që në kohë optimale t’i shuajnë këto zjarre dhe t’i vënë nën kontroll”.

“Zjarrfikësit krahas punës së rrezikshme e profesionale që e bëjnë, ata kanë një profesion krejtësisht human dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve e mbrojtjes së pronave të tyre. Përkundër kësaj, ky shërbim ka mbetur me vite i lënë pas dore”, deklaroi Tahiri.

Ai mes tjerash tha se shërbimi i zjarrfikësve ka mungesa të shumta, si të resurseve humane, mjeteve dhe pajisjeve e deri te mospagesa e ndërrimit të natës, orët jashtë orarit si dhe puna gjatë festave shtetërore.

Përfshihet nga zjarri një hotel në ndërtim në Prishtinë
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri një hotel në ndërtim në Prishtinë

“Për çudi, institucionet e vendit ua kanë hequr edhe pagesën e rrezikshmërisë në punë. Andaj, ka qenë dhe është detyrim i të gjitha qeverive që të përmirësojë kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë sa më mirë punën e vet, në shërbim të sigurisë së qytetarëve”.

Eksperti i emergjenca në fund theksoi se si hap i parë, urgjent dhe i domosdoshëm, duhet të jetë pagesa e rrezikshmërisë për të gjithë zjarrfikësit.

“Pastaj, Qeveria duhet të ndajë mjetet e duhura buxhetore në mënyrë që të përmirësohen kushtet në mjete dhe pajisje që në të shumtën e rasteve janë të stërvjetëruara, si dhe zjarrfikësit të marrin benefitet që iu takojnë me ligj”, tha Tahiri.

Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës. Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori