LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me coronavirus sipas komunave

Rastet e reja me coronavirus sipas komunave
Foto: Ilustrim

Ka arritur në 11 mijë e 545 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 152 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po ashtu ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 152 pacientë,  derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 792, transmeton Telegrafi.


Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste.

Komuna Lipjan 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste.

Komuna Prizren 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 3 raste.

Nëntë të vdekur dhe 129 raste pozitive me coronavirus për 24 orë  
Lexo po ashtu Nëntë të vdekur dhe 129 raste pozitive me coronavirus për 24 orë  

Komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Nga virusi COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 410 persona, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Telegrafi/