Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës nuk raportohet për ndonjë rast të dhunës në familje, ndërkaq në të shumtën e rasteve viktimë e dhunës janë gratë, por në disa raste edhe fëmijët.
Për shkak të shumë arsyeve shumë fëmijë në Kosovë e vuajnë dhunën në një formë ose tjetër nga sfera të ndryshme të jetës. Për një gjë të tillë organizata “Syri i Vizionit”, së fundmi ka organizuar një fushatë sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Naser Lajqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e Qeverisë për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijës në mënyrë që t’iu ofrohet siguri fëmijëve.
“Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i ‘Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi’ me theks të veçantë ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve. Institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji, që fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë në çdo ambient dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti. Fushata ‘Dhuna nuk ka Justifikim’është realizuar në kuadër të fushatës vetëdijësuese mbi Ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve #RriteMeDashni”, tha ai.
Ai ka treguar se janë duke realizuar dy hulumtime në fushën e mbrojtjes së fëmijës, ku njëri ka të bëjë mbi mekanizmat funksional në nivel lokal sa i përket parandalimit dhe raportimit të dhunës dhe do të realizohet në Pejë, Klinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren.
Lajqi ka treguar se hulumtimi i dytë ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të Rregullores komunale për kutinë e ankesave në institucionet edukativo-arsimore parauniversitare në komunat Pejë, Klinë, Gjilan dhe Gjakovë, pasi në vitet e kaluar kanë ndihmuar drejtoritë e arsimit me hartimin e Rregullores komunale për vendosjen e kutive të ankesave në shkolla.
Tutje Lajqi shtoi se në krahasim me vitet e kaluara është shënuar rritje e vetëdijes të fëmijët të cilët e raportojnë dhunën e kjo falë kutive të ankesave që janë vendosur në shkolla.
“Ka rritje të rasteve të raportimit në shkollat ku ne punojmë falë kutisë së ankesave dhe mekanizmave funksional… ndërkaq, ka rënie të rasteve të dhunës pasi që mekanizmat përgjegjës kanë reaguar me kohë dhe vazhdimisht punojnë, ku kjo ka ndikuar që me pas ulje të rasteve të dhunës. Derisa nuk është bërë një analizë e thukët për dhunën ndaj fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj, nuk mund të themi që ka rritje të rasteve por nga takimet analizat dhe kontaktet me institucione dhe fëmijë mund të themi lirishtë se është rrit vetëdija e fëmijëve dhe besimi në mekanizma ekzistues në shkollë dhe jashtë saj që ata t’i raportojnë rastet e dhunës dhe kështu institucionet të jenë me kooperative në trajtimin e rasteve të dhunës dhe ofrimin shërbimeve për fëmijë qoftë viktima të dhunës apo ushtrues të dhunës”, shtoi tutje ai.
Fushata “Dhuna nuk ka justifikim”, e mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë
bullizmi është një fenomen hije keq në të gjithë botën. Sipas hulumtimeve të ndryshme është një problem global i cili nuk është më pak i pranishëm edhe në Kosovë.
“Njëri nga dukuritë me të theksuara është bullizmi ndërmjet bashkëmoshatarëve që ndodh qoftë në shkolla apo edhe përmes rrjeteve sociale. Dhuna psikologjike e emocionale po ashtu është një dukuri që raportohet shumë, ndërsa dhuna fizike mbetet më pak e pranishme apo që raportohet nga ana e fëmijëve në shkolla dhe familje”, përfundoi Lajqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktivistja Blenda Asllani e quan ‘të kundërligjshëm’ vendimin e rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit Krasniqi
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre