Rastet aktive me coronavirus në Kosovë sipas komunave

Ka arritur në 157,402 numri i qytetarëve që janë shëruar nga coronavirusi në Kosovë, ndërsa janë 443 raste aktive me virus.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri i qytetarëve që janë vaksinuar më dy doza kundër COVID-19 është 735 mijë e 357, transmeton Telegrafi.
Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët se mund të marrin vaksinën edhe pa pasur termin të caktuar, gjithashtu, ditë më parë, MSH lejoi që në Kosovë të vaksinohen edhe fëmijët nga grupmosha 12-15 të cilët nuk kanë indikacione shëndetësore.
Më poshtë gjeni rastet aktive sipas komunave:Prishtinë, 104 raste Ferizaj, 41 raste Prizren, 30 raste Kamenicë, 24 raste Gjilan, 24 raste Klinë, 23 raste Pejë, 21 raste Obiliq, 17 raste Kaçanik, 17 raste Graçanicë, 16 raste Drenas, 15 raste Malishevë, 13 raste Vushtrri, 12 raste Fushë Kosovë, 12 raste Suharekë, 12 raste Gjakovë, 11 raste Istog, 11 raste Viti, 11 raste Lipjan, 10 raste Dragash, 6 raste Deçan, 6 raste Mitrovicë, 5 raste Kllokot, 4 raste Rahovec, 3 raste Skenderaj, 2 raste Podujevë, 1 rast Junik, 1 rast
Sa i përket masave antCOVID, kujtojmë se Qeveria ka lehtësuar ato javë më parë, ku është zgjatur orari i lëvizjes për këmbësorë dhe është zgjatur orari i punës për sektorin e gastronomisë. /Telegrafi/





















































