LAJMI I FUNDIT:

Rashkovski: Disa ish-ministra shtetit i kanë borxh 300 mijë euro

Rashkovski: Disa ish-ministra shtetit i kanë borxh 300 mijë euro

Ish-ministrat e qeverisë së OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Peshevski, Goran Mickovski, Xheri Naumov, Velle Samak dhe Bill Pavllevski shtetit i kanë borxh 300.000 euro për tejkalimin e limitit në përdorimin e telefonave zyrtarë, tha sot sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski.

Rekord në tejkalimin e limitit të telefonit zyrtar ka pasur ish-ministri Xheri Naumov, i cili sipas raporteve për llogaritë e bëra e ka shkelur llogarinë e lejuar për 259.580 denarë.


“Naumov dy muaj nuk ka marrë apanazh, sepse e kam pasur patjetër t’ia refuzoj për korrik dhe gusht nga 51.916 denarë për shkelje të llogarisë telefonike. Sepse mbesin edhe 155.748 denarë për refuzim, që është rreth tre muaj të plotë apanazhë (për shtator, tetor dhe nëntor), Naumov hoqi dorë nga apanazhi”, tha Rashkovski.

Përveç ministrave pa resor, ish-sekreari i përgjithshëm i qeverisë i shkurtoi gjithsej 20.148 denarë edhe ish-zv.kryeministrit Vlladimir Peshevski nga apanazhi i qershorit, korrikut dhe gushtit, për aq sa ai e ka shkelur limitin e telefonit zyrtar në maj dhe në prill para se ta lëshojë funksionin e tij zyrtar.