Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (PDS), Nenad Rashiq, ka fajësuar politikanët për ngritjen e tensioneve brenda komunitetit serb me rastin e rrahjes së dy grupeve të nxënësve të shkollës së mesme në Laplasela, në mesin e të cilëve ishte edhe djali i tij.
Në një intervistë për KosovaPress, ai theksoi se jetojmë në një shoqëri thellësisht të ndarë në të cilën ndarjet jo vetëm bëhen më të thella, por edhe më ekstreme dhe agresive, dhe, siç thotë ai, politikanët janë përgjegjës për gjithçka që po ndodh.
Ai pohon se në pushtet tani ndodhet “gjëja më e keqe që doli nga njerëzit”, dhe kjo reflektohet tek individi, familja dhe çdo pore e shoqërisë.
“Ne thjesht nuk kemi përfaqësues adekuatë në Parlament dhe Qeverinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja pse ne paguajmë çmimin. Qytetarët paguajnë çmimi dhe të rinjtë po largohen. Për fat të keq, ky trend po intensifikohet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë njerëz që largohen, pikërisht sepse këtu ka mbizotëruar imoraliteti përmes atyre politikanëve që besojnë se ata duhet të ndjekin interesat e tyre në çdo mënyrë,” tha Rashiq.
Duke folur rreth rrahjes midis dy grupeve të nxënësve serbë të shkollave të mesme, më 22 shkurt në Laplasela dhe në të cilën djali i tij Nikola u lëndua rëndë, Rashiq nuk ka dyshim se ajo ishte organizuar paraprakisht. Për këtë pretendim, si dëshmi, ai paraqet korrespondencën në Instagram që djali i tij kishte me një nga nxënësit nga tabori tjetër. Përveç kërcënimeve, u shkëmbyen fjalë të vrazhda dhe fyerje.
“Është e çuditshme, le të themi, që 30 deri në 50 të rinj po prisnin jashtë, gjysma e tyre mbaruan shkollën tri, katër ose pesë vjet më parë. Gjysma e tyre kishin boksierë hekuri që u vunë në duar, çekanë, madje edhe thika. Tani, ju më thoni, a mund të thoni pas kësaj se në një farë mënyre ishte një rrahje spontane ose e organizuar, siç thonë disa, dy grupe “, tha Rashiq.
Mbetet të përcaktohet, siç thotë ai, nëse rrahja ishte spontane ose, në çfarë beson më shumë, ajo ishte e inspiruar drejtpërdrejt dhe inkurajuar nga politika, dhe ai do të sigurojë prova kyçe për gjithçka.
E gjithë kjo duhet te zbardhet në tërësi që të mos i ndodhë askujt më, thotë kryetari i PDS-së.
“Dua diçka që është shumë më e rëndësishme që kjo të parandalohet, dhe mund të parandalohet – vetëm nëse vërtetojmë se kjo kishte një ndikim nga jashtë. Për shkak të këtyre deklaratave të pa artikuluar që shumë politikanë kanë shtyrë për vite me radhë, kjo ka çuar jo vetëm në çrregullime në shoqëri, por edhe në identifikimin e të ashtuquajturve armiq të shoqërisë,” tha Rashiq.
Nikola, djali i Nenad Rashiqit, pësoi dëmtime në kokë në përleshjen midis dy grupeve të nxënësve të shkollës së mesme, nofulla iu thye dhe ka humbur disa dhëmbë të përparmë. Në të njëjtën përleshje, jo shumë larg shkollës në Laplasela, një nxënës tjetër i mitur u lëndua dhe është i shtrirë në spital. Policia arrestoi tetë pjesëmarrës në përleshje, shtatë prej të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj nga Gjykata Themelore në Graçanicë, të mërkurën më 24 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert