LAJMI I FUNDIT:

Rashidi: Nuk do të isha befasuar nëse propozohet Gruevski për ministër

Rashidi: Nuk do të isha befasuar nëse propozohet Gruevski për ministër

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Suria Rashidi, në sesionin e sotëm parlamentar, kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Zoran Zaev për ministrat e propozuar për rikonstruimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Ata që nuk kanë votuar për Talat Xhaferin në ditën më kritike për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, sepse ata ishin kundër asaj që blegtorët e BDI-së thanë dhe nuk ishin prezentë në sallë, tani kanë mundësinë që të mbështesin Xhaferin dhe qeverinë tuaj. Është e paparë se si ju mund të thoni se në zgjedhjet lokale Aleanca ishte në koalicion me OBRM-PDUKM=në, kur gjaku i 27 prillit nuk është tharë, duke aluduar në bashkëpunimin tonë me Besën dhe tani kjo parti është pjesë e Qeverisë. Pas kësaj unë nuk do të isha i befasuar të shihja Nikolla Gruevskin si ministër i financave”, tha Rashidi.